Vendosni fjalën kyçe....

Fejohet kryeministrja e Zelandës së Re


Fejohet Jacinda Adern, kryeministrja e Zelandës së re. Zëdhënësi i kryeministres, njoftoi publikun se Adern dhe partneri i saj prej më shumë se pesë vjetësh, Clarke Gayford, janë fejuar fundjavën e Pashkëve.

Kryeministrja Adern pushtoi gazetat qershorin e kaluar kur ajo u bë udhëheqësja e dytë në botë, që do lindte gjatë kohës që ishte në detyrë. Vajza e saj dhe e Gayford tanimë është 10 muajsh.

Nuk ka patur shpallje publike të fejesës, dhe as Adern dhe as zoti Gayford nuk e kanë komentuar këtë. Lajmi u zbulua vetëm kur një student gazetarie vuri re një unazë në gishtin e mesëm të Ardern në një aktivitet të premten dhe i kërkoi informacion zyrës së saj për këtë. Zonja Ardern duket se e mbante unazën që prej të hënës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *