Vendosni fjalën kyçe....

I kapen 100 mijë euro të padeklaruara, kapet shqiptari në Muriqan


Një shumë prej 100 mijë eurosh të padeklaruara janë sekuestruar ditën e sotme në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër.

Policia ndaloi një person me iniciale A.Q., i cili po transportonte sasinë e lartpërmendur të valutës.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracioni, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër   dhe autoritetet doganore kanë rritur kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë që mund të zhvillohet në Pikat e Kalimit Kufitar.

Gjatë kontrolleve goditet një tjetër rast i tentativës për transferta  të paligjshme parash jashtë vendit.

Procedohet penalisht një 35 vjeçar  për mosdeklarim të të hollave në kufi, në Pikën e kalimit kufitar Muriqan,  Shkodër.

Sekuestrohen rreth  100 mijë euro.

Shërbimet e Policisë mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas do transferonte jashtë vendin në mënyrë të paligjshme një sasi të konsiderueshme eurosh, kanë forcuar kontrollet në bashkëpunim dhe  me  autoritetet doganore.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë , shtetasit A. Q. 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili udhëtonte si pasagjer në autobusin e linjës Tiranë – Gjermani, në çantën e dorës  policia gjeti dhe sekuestroi  një sasi e konsiderueshme eurosh  të pa deklaruara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *