Vendosni fjalën kyçe....

Kërcyen brenda xhamisë, ndalohet hyrja e turistëve brenda vendit të shenjtë (Video)


Xhamia Jama Masjid ka ndaluar turistët, pas shfaqjes së një videoje virale të disa vajzave që vallëzonin brenda vendit të shenjtë të famshëm në Nju Delhi të Indisë.

Videoja virale e filmuar për aplikacionin për shpërndarjen e videove “TikTok” dhe në të shfaqen dy vajza që kërcyen brenda xhamisë.

Që prej asaj kohe janë shfaqur të tjera video që tregojnë persona të tjerë që vallëzojnë dhe këndojnë në xhami. Disa përdorues në “Twitter” u zemëruan nga pamjet, duke denoncuar vallëzimin si “vulgar”.

Komiteti i xhamisë u zemërua nga shenja të tilla të ashpra të mosrespektimit të vendit të faljes dhe u përgjigj duke ndaluar hyrjen e turistëve në vendin e shenjtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *