Vendosni fjalën kyçe....

Krimet serbe në Kosovë, kreu i Kuvendit të Kosovës në konferencë të jashtëzakonshme


Kreu i Kuvendit të Kosovës, ka dhënë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku ka folur mbi planin dhe nismën për krijimin e një Gjykate Ndërkombëtare për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Ai ka thënë se krimet e Serbisë në Kosovë janë gjenocid dhe se drejtësia ndërkombëtare duhet të thotë fjalën e saj, shkruan Lajmi.net.

“Krimet dhe masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë janë gjenocid. Ne kemi vlerësuar se drejtësia ndërkombëtare do ta thotë fjalën e saj në dënimin e tyre. Serbia e njeh çdo krim që është kryer në Kosovë. 186 masakra të kryera në Kosovë kërkojnë drejtësi. Unë kam marrë iniciativën që do të rezultojë me krijimin e një Gjykate Ndërkombëtare për masakrat  serbe gjatë luftës. Kjo gjykatë është e mundshme  të ndodhë, dhe do të ndodhë.”, ka thënë Veseli.

Veseli theksoi se të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krime do kapen dhe do përgjigjen para ligjit.

“Mesazhi për kriminelët serbë është se nuk do të jeni të lirë, do ju zëmë të gjithëve. Do të përgjigjeni për atë ç’ka i keni bërë fëmijëve e pleqve. Ju nuk keni qenë të zotë të përballeni me UÇK.”, tha Veseli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *