Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Elbasan, i cili ishte i shpalllur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje. Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet i ditur, por jepen vetëm inicialet e tij S.B.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale ” Plagosje e rëndë me dashje”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.