Vendosni fjalën kyçe....

Padi në KQZ për regjistrimin e Bindjes Demokratike në zgjedhje: I paligjshëm, cënon barazinë


Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ-së për regjistrimin në zgjedhje te Bindjes Demokratike të Astrit Patozit.

Bashkimi Demokrat kërkon shfuqizimin e vendimit duke pretenduar se regjistrimi në zgjedhje i kësaj force politike është i paligjshëm.

Regjistrimi në zgjedhje i Bindjes Demokratike është bërë ndërsa vendimi i gjykatës që e certifikon atë si parti politike nuk ishte marrë ende.

Sipas Bashkimit Demokrat, regjistrimi në zgjedhje i Bindjes Demokratike cënon kushtet e barazisë në procesin zgjedhor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *