Vendosni fjalën kyçe....

Pallati mbretëror hedh poshtë thashethemet, Meghan Markle s’ka lindur akoma


Megjithë spekulimet se foshnja ka lindur, Duka dhe Dukesha e Sussex ende nuk janë bërë ende prindër. Të paktën kështu shkruan “Daily Mail”, duke iu referuar burimeve të pallatit mbretëror.

Meghan më herët i tha disa miqve se data e saj e lindjes ishte në fund të prillit ose në fillim të majit, por pa asnjë shenjë të fëmijës, kanë nisur thashethemet se ajo ka lindur tashmë në fshehtësi.

Spekulimet u shtuan dje kur princi Harry njoftoi se javën e ardhshme do të bënte një udhëtim në Holandë, që do të thotë se ai mund të humbasë lindjen e fëmijës së tij të parë.

Kjo i bindi fansat se foshnja në fakt ka lindur tashmë, pasi princ Harry s’mund ta humbasë lindjen e fëmijës.

 Mirëpo burimet nga pallati mbretëror i mohojnë ‘kategorikisht’ spekulimet.

Princi Harry do të jetë në Holandë më 8 dhe 9 maj, pavarësisht se Meghan Markle mund të lindë nga dita në ditë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *