Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunimi i vajzës në Drenas, lirohen nga burgu mësuesi dhe polici


Dy të dyshuarit për rastin e përdhunimit të vajzës në Drenas, janë liruar nga burgu.

Ish-policit hetues Vesel Veseli dhe profesorit Shkëlzen Xhekaj, u është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest nme burg” në “arrest shtëpie”.

Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, konfirmoi për “Klan Kosova“, ndryshimin e masës së sigurisë.

“Sot iu është ndërruar masa e paraburgimit policit dhe mësuesit që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e 16 vjeçares në Drenas. Atyre masa e paraburgimit iu është zëvendësuar me masën e arresit shtëpiak”, tha Beka.

Vajza nga Drenasi  me inicialet A.G dyshohet se fillimisht u dhunua nga mësuesi saj në moshën 16-vjeçare, e më pas edhe nga polici ku denoncoi rastin.

Veseli dyshohet se kishte shfrytëzuar pozitën e tij duke abuzuar me vajzën deri kur ajo kishte mbetur shtatzënë, e më pas e kishte detyruar të abortonte.

Për këtë rast po ndiqen penalisht edhe një avokat dhe një doktor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *