Ish-prezantuesja e BBC Radio 6, Kelly Jobanputra ka vdekur në moshën 39 vjeçare pasi u godit nga një tren.
Nëna e dy fëmijëve të vegjël, u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, në afërsi të stacionit hekurudhor Swindon, Wiltshire, të premten më 26 prill.
Në një intervistë me Advertiser Swindon, familja e saj tha se Kelly po kthehej në shtëpi pas pazarit, kur ndodhi incidenti.
Babai i gazetares John Stooke tha:” Ne jemi krejtësisht të shokuar nga humbja në moshë të re të vajzës sonë, që ishte një person kaq i gjallë, tërheqëse dhe e guximshme.”
Rrethanat ku vdiq gazetarja sipas SkyNews janë ende të paqarta, por ngjarja po trajtohet si një aksident tragjik.
Jobanputra ishte e njohur pasi kishte punuar për radiot lokale të BBC-së, përpara se të shpërngulej që të bëhej producente në BBC 6 Music. Ajo gjithashtu shkruante për gazetat lokale dhe ka punuar edhe për një kompani marketingu.