Vendosni fjalën kyçe....

“Të bashkuar si kurrë më parë”, Maduro falenderon ushtrinë për besnikërinë


Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka falenderuar forcat e armatosura të vendit, që sipas tij i qëndruan besnikë gjatë tentativës për grusht shteti të opozitës, duke mbajtur një paradë në nderin e tyre.

Maduro tha përpara një turme prej rreth 4.000 trupave të Forcave të Armatosura Kombëtare Bolivariane (FANB), se ushtria bëri histori me kundërshtimin e kryengritjes.

“Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane i kanë dhënë botës një mësim historik,” tha Maduro ditën e enjte në Caracas.

Maduro këndoi me ushtarët, duke i dhënë aktivitetit një atmosfere festive. “Në këtë moment në Venezuelë ekziston një Forcë e Armatosur vazhdimisht besnike, kohezive dhe e bashkuar si kurrë më parë, duke mposhtur komplotistët e përpjekjeve të grushtit të shtetit që shiten për dollarë në Uashington”, tha ai.

Udhëheqësi i opozitës i mbështetur nga SHBA-ja Juan Guaido u përpoq të martën të fillonte një kryengritje kombëtare për të larguar Maduro nga pushteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *