Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Rama po bën ligje për të futur mjekët në burg


Ish-deputeti i Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin e vendit dhe thotë se Edi Rama po bën ligje për të futur mjekët në burg.

Duke publikuar draftin me ndryshimet ligjore, ish-deputeti Petrit Vasili nënvizon faktin se kryeministri u siguron lirinë kriminelëve dhe të korruptuarve ndërsa shton se  në vendin e tyre po tenton të çojë mjekët dhe infermierët.

Postimi i plotë:

Edi Rama jua kalon edhe nazisteve,kerkon burg per mjeket !? Edi Rama ben ligje si e si te fuse ne burg mjeket. Edi Rama i urren mjeket,i perçmon,i stigmatizon dhe egersine e finalizon duke bere ligj qe ti beje mjeket te jetojne ne ankth e terror. Edhe nazistet te njohur per mizorine pa kufi te tyre,kishin nje raport te kujdesshem me mjeket, aq sa edhe mjaft mjeke arriten te kthehen te gjalle nga kampet e perqendrimit.

Vetem Edi Rama po lufton tua kaloje edhe nazisteve. Por fundi i histerive te tilla kriminale, te autokrateve psikopatikë, eshte i ditur,eshte i dhimbshem dhe i pashmangshem. Shiheni miq se si ky kryeminister,qe u siguron lirine krimineleve dhe te korruptuarve kerkon te fuse ne burg mjeket,infermieret, sanitaret e ç’ti dale perpara. Lexojeni vete: Që në në nenin 2 të këtij ligji kërkohet të ndryshohet neni 96 për neglizhencën në trajtimin mjekësor. Sipas ndryshimeve të propozuara kërkohet që ky nen të bëhet: “Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionisit mjekësor shëndetësor ose personnelit ndihmës, kur ka rrezikuar jetën e personit apo ka shkaktuar gjymtimin e tij të përhershëm, dënohet më gjobë ose burgim deri në dy vjet.

Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve, nga ana e profesionistitb shëndetësor ose personelit ndihmës, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në katër vjet. Po kjo vepër, ku ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/ AIDS, dënohet me burgim nga tre deri në në shtatë vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *