Vendosni fjalën kyçe....

Vrasjet në seri, dorëhiqet ministri i Drejtësisë në Qipro


Ministri i Drejtësisë në Qipro ka dhënë sot dorëheqjen pasi një burrë pranoi vrasjen e shtatë grave dhe vajzave emigrante, një rast që nuk u zbulua për gati tre vjet.

Ionas Nicolaou tha se po largohej nga posti i tij për arsye të “përgjegjësisë politike”, duke shtuar se ai nuk ishte i përfshirë personalisht në këtë rast.

BBC” shkruan se një ushtar 35-vjeçar i ushtrisë greko-qipriote po mbahet në paraburgim, pas akuzave për vrasje.

Zyrtarët akuzohen se nuk kanë hetuar siç duhet raportimet për personat e zhdukur sepse viktimat ishin emigrantë.

“Unë kurrë nuk kam treguar ndonjë mosrespekt, por kam treguar nevojën për një hetim të pavarur që do të zbulojë çdo boshllëk në procedurat,” u tha Nicolaou gazetarëve.

Mary Rose Tiburcio, Arian Palanas Lozano dhe Maricar Valtez Arquiola ishin të gjitha punëtore shtëpiake me origjinë nga Filipinet.

Në mesin e viktimave ishin gjithashtu një grua me prejardhje nga Azia Jugore, një grua rumune e quajtur Livia Bunea, vajza e saj Elena dhe vajza e Tiburcio-s, Sierra, e cila ishte vetëm 6 vjeç.

Një turist gjerman kishte shkuar për të fotografuar një minë në perëndim të Nikozisë, kur shiu i madh e solli një nga trupat e hedhur në liqen në sipërfaqe.

Policia pastaj gjeti më shumë trupa të hedhura në valixhe, në liqen.

I dyshuari u arrestua pasi policia gjurmoi mesazhet në internet të Znj. Tiburcio. Më vonë ai rrëfeu një varg vrasjesh gjatë tre vjetësh dhe i tregoi zyrtarëve vendin ku kishte hedhur një tjetër viktimë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *