Votuesit në Maqedoninë e Veriut do të zgjedhin presidentin e ri të vendit të dielën, me sondazhet e diskutueshme që japin dallime mjaft të ngushta mes dy kandidatëve dhe ku vota e shqiptarëve pritet të luajë rol vendimtar, shkruan Ekathimerini.
Edhe pse presidenti në vendin ballkanik ka një pozitë kryesisht ceremoniale, me disa kompetenca për të vënë veto ndaj disa ligjeve, rezultati i votimit mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare në një vend thellësisht të polarizuar.
Por shqetësimi kryesor është pjesëmarrja: Nëse në votime marrin pjesë më pak se 40% e 1.8 milion votuesve të regjistruar, zgjedhjet do të jenë të pavlefshme.
Në raundin e parë, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski dhe ajo e VMRO-DPMEm Gordana Siljanovska Davkova morën nga 41% të votave secili.
Duke qenë se dallimi është shumë i ngushtë, vota e shqiptarëve pritet të jetë vendimtare.