Vendosni fjalën kyçe....

Efektet që shkaktojnë pijet energjike te zemra


Vetëm një pike energjike mjafton për të shkaktuar problemet në zemër, me efektin që nis 90 minuta pas pirjes.

Sipas shkencëtarëve, pijet e tilla mund të ngushtojnë enët e gjakut duke rritur rrezikun për bllokada apo sulme në zemër.

Gjetjet e një studimi të fundit, sipas “The Sun”, janë paralajmërim për të rinjtë që të largohen sa më shpejtë nga pijet e tilla.

“Teksa pijet energjike po bëhen vazhdimisht më të përdorura, është e rëndësishme që të studiohen efektet e këtyre pijeve në ata që i pinë rregullisht dhe për të përcaktuar më mirë, nëse ka, sasinë që është e lejueshme të konsumohet”, ka thënë John Higgins, udhëheqësi i studimit të Universitetit të Teksasit në Houston, transmeton Koha.net.

Ekipi i tij beson se kombinimi i përbërësve në pijet energjike po ndikon dëmshëm në organizimin e njeriut.

Këtu kanë dalluar kafeinën, taurinën, sheqerin e përbërësit tjerë të dëmshëm për arteriet e gjakut.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *