Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja serbe bën shqiponjën me duar, fotoja shkakton debat


Vera Rankovic, një ish-korrespodente e redaktore e televizionit shtetëror serb RTS, tanimë artiste, ka publikuar në profilin e saj në “Facebook” një fotografi, në të cilën i mban duart e vëna në formë të shqiponjës dykrerëshe.

Mediat serbe shkruajnë se këtë veprim, Rankoviç e ka bërë si shenjë e mbështetjes së saj ndaj pronarit të furrës së bukës “Roma”, pasi punonjësi i tij u detyrua të përballje me gati 50 serbë të irrituar për publikimin e një fotoje me shqiponjë në rrjetet sociale.

 “Kjo është përgjigja ime për fashistët nga Borça. Ftoj të gjithë ata të cilët janë neveritur nga ajo që i ka ndodhur bashkëqytetarit tonë që këtë ta shprehni në këtë mënyrë”, shkruan gazetarja.

Mes shumë komenteve kritike nga serbët, kishte edhe nga ata që e vlerësonin gjestin e saj.

“E dashur Vera Rankovic, me këtë gjest më ke shkaktuar emocione aq të fuqishme, nuk mund t’ju them dot sa ju admiroj”, thuhet në një koment.

Por shumica e komenteve ishin negative, madje kishte nga ata që e kërcënonin ta dërgojnë gazetaren në Gjakovë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *