Një sportist brazilian ka kërcënuar “Hulkun” iranian, Sajadi Gharibi, duke i thënë se do i këpusë kokën. 27-vjeçari njoftoi para pak ditës se do merrte pjesë në lojrat ekstreme MMA duke debutuar aty.
Por një tjetër Hulk, kësaj here nga Brazili, Romario Dos Santos Alves, ka pranuar sfidën e Gharibit, duke thënë se do e mundë pa shumë vështirësi.
Nuk është vendosur ende nëse du Hulkët nga kontinente të ndryshme do përballen, por nëse do ndodhte, miliona tifozët e këtij sporti do ishin mëse të kënaqur për një përballje të tillë.