Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut nuk heq dorë, lëshon raketa në Detin Japonez


Koreja e Veriut ka vijuar me testimin e armëve bërthamore, duke lëshuar së fundmi në drejtim të Detit të Japonisë një tjetër raketë me rreze të shkurtër veprimi.

Njoftimi është komunikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut. “Pheniani lëshoi sot një raketë me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit të Japonisë. Ajo u lëshua nga qyteti bregdetar i Wonsanit, rreth orës 09:06.”- shkruhej në deklaratën e lëshuar për shtyp.

Agjenicia koreano-jugore e lajmeve ka bërë me dije se autoritetet shtetërore përkatëse po analizojnë detajet e këtij veprimi që vjen në vazhdën e politikës së jashtme agresive dhe të paparashikueshme të liderit supreme të Koresë së Veriut, Kim Joung Un-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *