Vendosni fjalën kyçe....

Shkëndija e Tetovës shpallet kampione për herë të dytë radhazi


Shkëndija konfirmohet si skuadra më e mirë në futboll, në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Skuadra kuqezi nga Tetova është shpallur kampion për të dytin vit radhazi, titull të cilin e siguroi 4 javë përpara fundit të Ligës maqedonase të futbollit.

Ishte fitorja me Rabotniçkin me rezultatin 1-0, ajo që i dha mundësinë Shkëndijes që të sigurojë këtë sukses, teksa e mbylli kampionatin me 13 pikë avantazh kundrejt skuadrës së vendit të dytë, Vardarit.

Ai që vendosi fatin e sfidës ishte Totre, në minutat shtesë të ndeshjes, e festa ishte e gjitha për Shkëndijën, futbollistët e së cilës nuk e përmbajtën entuziazmin e tyre, si brenda fushës, ashtu dhe në dhomat e zhveshjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *