Policia e Riminit ka vënë në pranga tre shtetas shqiptarë të moshave nga 26 deri 29 vjeç, nën akuzën e posedimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Të ndaluarit jetonin në shtëpi me qira, ku edhe zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, forcat policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme parash, si dhe pajisje elektronike, të tipit: lap-topë dhe televizorë, që i merrnin në këmbim të parave për shitjen e lëndës narkotike të llojit kokainë.
Identiteti i të arrestuarëve nuk është bërë ende i ditur, ndërkohë që vijojnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.