Vetëm një javë që kishte dalë nga burgu, tenton të grabisë një banesë, por kapet nga policia brenda njërës dhomë.
Akti i 23-vjeçarit është lajmëruar nga pronari i banesës, teksa policia ka mbërritur në vendngjarje duke e arrestuar. Me vete i riu kishte edhe një thikë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.K.,23 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për vjedhje, i cili para një jave kishte dalë nga burgu)
Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit Gj.K., banues në Lezhë, duke hyrë nga dritarja, por është konstatuar nga i zoti i banesës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.
Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, në një prej dhomave të banesës së shtetasit Gj.K, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti një mjet prerës (thikë).”, lajmëron policia e Lezhës.