Vendosni fjalën kyçe....

Behgjet Pacolli shpall “non grata” Ivica Daçiçin


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vendosur të shpallë non-grata Ivica Daçiçin, i cili mohoi masakrën e Reçakut, ku janë vrarë 30 gra, fëmijë e pleq në janarin e vitit 1999. Pacolli e quan të papranueshëm deklaratën e Daçiçit, të cilin e quan zëdhënës të Millosheviçit.

Pacolli tha se jo vetëm Daçiç, por dhe zyrtarëve tjerë serbë të cilët mohojnë krimet e luftës, do të shpallen persona të padëshiruar.

“I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Recak nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Millosheviçit në vitet ’90. Zëdhënësi i Millosheviçit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar. Serbia kreu krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Evropë që nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve. Arsyeja pse Daçiç dhe fashistë të tjerë në Serbi mohojnë krimet e luftës është sepse drejtësia ndërkombëtare dështoi në sjelljen e atyre para drejtësisë që kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë. Nuk kishte kurrë një de-nazifikim të Beogradit. Drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë nuk do të arrihet kurrë nëse drejtësia vazhdon ta fsheh gjithë ato krime nën qilim. Nëse nuk ka dënim për krimet e Beogradit të kryera në Kosovë nuk do të ketë kurrë pajtim dhe këta fashistë në Beograd do të vazhdojnë të mohojnë krimet që kanë kryer.

Si Ministër i Punëve të Jashtme kam vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata në Kosovë dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre.”, shkruan Pacolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *