Të paktën 13 persona që ishin në bordin e aeroplanit që shpërtheu në flakë në aeroportin e Moskës Sheremetyevo, dyshohet se kanë humbur jetën, sipas raporteve të mediave ruse.
Sipas raporteve të fundit, 13 vetë vdiqën në shpërthimin e flakëve nga avioni i rrëzuar të dielën, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur, thoshte agjencia ruse e lajmeve, TASS, që citonte burime mjekësore.
Autoritetet ruse deri më tani kanë konfirmuar vdekjen e një personi, duke shtuar se katër persona gjithashtu kanë “kërkuar ndihmë mjekësore”.