Vendosni fjalën kyçe....

Hiqen tabelat greqisht në bashkinë e Finiqit


Policia heq gjatë natës tabelat në greqisht në Bashkinë e Finiqit në jug të vendit. Mësohetb se punonjës të ARRSH të ndihmuar edhe nga forcat e rendit kanë larguar tabelat me mbishkrime greqisht dhe shqip gjatë orëve të mbrëmjes.

Kujtojmë se në këto tabela greqishtja ishte vendosur si gjuhë e parë, ndërsa shqipja e dytë, duke shkelur kështu ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Rasti i vendosjes së tabelave në gjuhën greke në jug të vendit, u denoncua dje nga PDIU. Në një deklaratë, kjo forcë politike tha se kjo përbën kapitullimin e plotë të shtetit shqiptar dhe një provokim të paprecedentë ndaj kombit tonë.

Po ashtu ka patur reagime edhe nga forca të tjera politike. Ish-deputeti i LSI-së në Qarkun e Vlorës, Shezai Rrokaj, e konsideroi vendosjen e tabelave me gjyhën shqipe si gjuhë të dytë, një turp kombëtar.

“Shikoni këto tabela rrugore? Lart greqisht, poshtë shqip. Duhet të ishte e kundërta. Sepse gjuha shqipe është gjuha zyrtare në Kushtetutën tonë. Gjuhët e pakicave gëzojnë të drejta të përdorimit lokal, por jo të jenë parësore karshi gjuhës zyrtare. Kjo është e qartë edhe në Konventën Kuadër të KE-së për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, ratifikuar me ligjin nr 8496, dt 3.6.1999.

Mbrojtja e të drejtave të pakicave, në rastin konkret ajo greke, nuk mund të bëhet në dëm të prestigjit të gjuhës së shumicës që është gjuhë zyrtare. Ligji për Pakicat Kombëtare, që u miratua në Kuvend para gati një viti kishte shumë probleme të kësaj natyre, të cilat i kam ngritur gjatë diskutimit të tij. Pata theksuar, ndër të tjera, lidhur me përgjegjësitë që do kishte Këshilli i Ministrave dhe institucionet e tjera për zbatimin korrekt të tij. Ky është një rast i paprecedentë, kur ligji po ndëshkon prestigjin e gjuhës së shumicës, kurse sa për tabelat rrugore edhe në gjuhën shqipe në Prevezë, Igumenicë, Filat etj., kjo e drejtë s’është e drejtë”, shkruan Rrokaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *