Vendosni fjalën kyçe....

“Kemi nevojë për më shumë ushtarë”, Guaido pranon se Maduro ka ende besnikërinë e ushtrisë


Opozita venezueliane e kishte nënvlerësuar besnikërinë e ushtrisë ndaj Maduros. Këtë e ka pranuar vetë Juan Guaido pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti, duke shtuar se ai do të mirëpriste ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së nëse Washingtoni vendos ta ndjekë atë rrugë.

Guaido dhe mbështetësit e tij pësuan një humbje të thellë pas thirrjeve pët të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.

Pavarësisht dezertimit të disa ushtarëve të duzinë, forcat e armatosura i qëndruan besnike presidentit Maduro.

Pas përleshjeve në Caracas, Maduro njoftoi “humbjen” e komplotistëve të grushtit të shtetit, duke detyruar opozitën të tërhiqet.

Presidenti i vetëshpallur Juan Guaido pranoi se e kishte llogaritur keq shkallën e besnikërisë që ushtarët kanë për Maduro.

“Unë mendoj se variablat e përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit janë të dukshme në këtë pikë,” tha politikani 35-vjeçar për “The Washington Post” të shtunën.

Opozita dështoi “ndoshta sepse ne ende kemi nevojë për më shumë ushtarë dhe ndoshta kemi nevojë për më shumë zyrtarë të regjimit që të jenë të gatshëm të na mbështesin”, tha ai.

Guaido këmbënguli se ai nuk u arrestua kur thirri një grusht shteti, sepse Maduro është “i frikësuar”.

Sa i përket opsioneve të ardhshme për opozitën, Guaido tha se do të mirëpresë mbështetjen ushtarake amerikane për aq kohë sa ata qëndrojnë së bashku me forcat venezueliane.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *