Ky është “Mercedes-Benz” Vision Urbanetic që është projektuar për transport dhe lëvizje urbane.
Mjeti mund të mbajë deri në 12 persona dhe është i pajisur me një platformë autonome të drejtimi.
Ai mund të përdoret edhe për trasnsport mallrash me një hapësirë prej rreth 10 metrash kubë.
Mbi të gjitha, ndërrimi dhe përshtatja e trupit në varësi të nevojës është një tipar i pashoq.
Mjeti ka një gjatësi prej 5 metrash që mjafton për të gjitha detyrat që i duhet të kryejë.