Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen 66% e votave në Maqedoninë e Veriut, kryeson bindshëm kandidati i kryeministrit Zaev


Tashmë që janë numëruar rreth 66% e votave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski kryeson ndaj kandidates së VMRO-DMPNE-së, Gordana Siljanovska, shkruan Portalb.mk.

Deri tani Pendarovski ka marrë 253.942 vota ose 54,29% të tyre kurse Siljanovska ka marrë 197.408 vota ose 42,21% të tyre.

Ndërsa vota të pavlefshme ka 16.372 ose 3,50% e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *