Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet gjatë natës, në mëngjes Vlora gdhihet nën ujë (VIDEO)


Shirat e dendur të orëve të fundit, kanë shkaktuar përmbytje në Vlorë. Rrugët e qytetit bregdetar janë mbushur me ujë, sikurse shihet nga pamjet e mëposhtme.

Një ndër zonat më kritike është ajo pranë Albanos dhe Rominës, ndërsa përmbytje ka pasur edhe tek rruga e Cipajve, pranë portit detar, si edhe në Bulevardin e ri Vlorë-Skelë. 

Sipas “Ora News”,  uji ka arritur në disa centimetra dhe disa nga blloqet e banimit janë përmbytur gjithashtu.

Qyteti i Vlorës ka gjithmonë probleme të tilla, kur ka reshje intensive të shiut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *