Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Terror policor ndaj nxënësve në Topojan pas denoncimit tim


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një tjetër denoncimin për shkollën në Topojan, ku sipas tij përdorej masivisht hashashi nga nxënësit.

Sipas Berishës, pas publikimit të denoncimit të tij, policia dhe drejtori i shkollës kanë ushtruar terror ndaj nxënësve.

Në denoncim thuhet se drejtori i shkollës u ka marrë telefonat nxënësve dhe ia ka dërguar komisariatit të policisë në Kukës, në një kohë kur një veprim i tillë mund të bëhet vetëm me kërkesë të Prokurorisë.

“Terror policor ndaj nxenesve te shkolles Topojan!

Te dashur miq, nje terror i turpshem policesk ka shperther ndaj nxenesve te shkolles Topojan per shkak te publikimit tre dite me pare te nje statusi per denoncimin e perdorimit masiv te hashashit ne shkolle te derguar nga nxenesi dixhital.

Lexoni mesazhin e nxenesit dixhital. sb

Mrb z.berisha lidhur me ngjarjen e shkolles topojan ne kukes me publikim e droges qe drejtori I shkolles ka lejuar. Diten e prente drejtori I shkollles ka urdheruar mbledhjen e telefonave te nxenesve nga klasa e 8_te deri ne klasen te 12. Dhe ka derguar telefonat ne policin e komisariatit kuksit. Dhe informacioni I vertet dhe I sigurte qe kam. Ato nxenes qe nuk kan pranuar te derzojne telefonat, drejtori ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj nxensve. Dhe me djenin time telefonat mblidhen me urdhe nga prokororia e jo si te doje drejtori I shkolles duke shkelur ligjin ne shum aspekte. Rrespekte z.Berisha Anonim”, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *