Vendosni fjalën kyçe....

Casillas del nga spitali, i paqartë për të ardhmen


Iker Casillas ka dalë nga spitali në orën 15:10 të ditës së sotme dhe foli me mediat që e prisnin jashtë spitalit CUF Oporto që nga e mërkura e kaluar, pasi portieri spanjoll u shtrua me urgjencë pas problemeve me zemrën.

“Para disa ditësh pata një problem. Është e vështirë për mua që të flas, jam shumë mirënjohës sepse pata fat. Jam ndjerë shumë i dashur nga ata që janë shqetësuar për mua. Falenderoj mjekët e spitalit, stafin e Portos dhe të gjithë”, deklaroi Casillas, raporton Goal.com.

Më tej, portieri i Portos dhe ish-kapiteni i Realit dhe Spanjës, foli mbi gjendjen e tij aktuale: “Ndihem shumë më mirë. Do të pushoj disa javë ose disa muaj. Nuk e di se çfarë do të më rezervojë e ardhmja, e rëndësishme është që tani dola nga spitali”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *