Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë dy ushtarakët e tjerë shqiptarë të plagosur në Letoni


Nga shpërthimi i një mine në Letoni ku humbi jetën efektivja e FA-ve, Zerife Hasanaj, kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë. Ata janë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shpreh ngushëllimet e saj për familjen e Hasanajt si dhe u uron shërim të shpejtë dy ushtarakëve të plagosur.

“Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.”, shkruan Xhaçka.

Hasanaj, Tanushi dhe Kapaj, ishin pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, që po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni. Për efektiven nga Tropoja, ky ishte misioni i parë jashtë vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *