Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Diana Ross, ka deklaruar se është dhunuar nga një oficere e Administratës së Sigurisë së Transportit, në aeroportin e Louis Armstrong në New Orleans.
Këngëtarja 75-vjeçare kishte udhëtuar me avion, për të kënduar në Festivalin e Xhazit dhe Trashëgimisë së New Orleans.
Ross shkroi në rrjetet e saj sociale, se kishte kaluar një “natë të pabesueshme”, por pranoi se i vinte për të qarë për trajtimin që iu bë në aeroport.
Ajo shkruan: “Në rregull, nga njëra anë jam trajtuar si mbretëreshë në Neë Orleans por në aeroport u trajtova si s ** t.”
Ross më tej shkruan: “Nuk e kam për atë që u bë, por si. Unë ndihem e dhunuar – Ende i ndjej duart e saj mes këmbëve të mia, para dhe pas (duke më thënë se ishte puna e saj). Ëoë. Një miks emocionesh, gjithmonë më pëlqen të shoh të mirën tek gjërat, por nuk po ndihem mirë tani.”
Mes rreshtash këngëtarja shkruan: “Më vjen të qaj”.
Një zëdhënës i TSA foli në një prononcim për revistën “People”. Sipas tij, oficerët e përfshirë “i ndoqën drejt të gjitha protokollet” në rastin e Ross.