Digjet gjatë natës makina e kreut të PS-së në Elbasan, Xhevahir Budani. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të këtij qyteti, ku makina ka qenë e parkuar pranë banesës.
Paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimtë.
“Gjatë natës në lagjen ” 5 Maji” në Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit Xh.B., i cili ishte i parkuar në rrugë pranë banesës.
Nga hetime paraprake dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, idetifikimin dhe kapjen e autorëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.