Vendosni fjalën kyçe....

Goditje e rëndë për Liverpulin, Salah mungon ndaj Barcelonës


Mohamed Salah do jetë një mungesë e rëndësishme për Liverpulin në ndeshjen që ekipi anglez do luajë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve në gjysmëfinalet e kompeticionit.

Egjiptiani u dëmtua në kokë në ndeshjen e luajtur në kampionatin anglez ndaj Njukasëllit pas një përplasjeje me portierin Dubravka.

Salah ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpulit këto dy sezonet e fundit por ndaj Barcelonës do jetë padyshim një humbje e madhe.

Anglezët u mundën në Spanjë me rezultatin 3-0 para një jave dhe do e kenë tejet të vështirë që ta përmbysin rezultatin për t’u kualifikuar në finalen e Madridit.

Mungesë tjetër e rëndësishme mund të jetë ajo e brazilianit Firmino i cili është në dyshim të fortë për takimin. Barcelona nga ana e saj nuk do ketë në dispozicion Dembele të dëmtuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *