Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj pret në takim aleatët e Bashës


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim sot një delegacion të partive opozitare të Shqipërisë. Haradinaj foli për bashkëpunim mes partive politike të Shqipërisë me ato të Kosovës.

Sipas tij, ky bashkëpunim në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.

“Bashkëpunimi ndërmjet partive politike të Kosovës me ato të Shqipërisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit ka qenë i frytshëm dhe në këtë aspekt, dialogu midis tyre vazhdon të jetë i hapur.
Në kontekst të këtij dialogu, prita sot në takim Kryetarët e partive opozitare Fatmir Mediun, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule me të cilët u dakorduam se bashkërendimi i qëndrimeve është në interes të dy shteteve dhe qytetarëve tanë.
Është gjithmonë kënaqësi të bisedojmë për tema të interesit të përbashkët, në të mirë të zhvillimit tonë të brendshëm dhe rrugës tonë euro-atlantike.”, shkruan Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *