Vendosni fjalën kyçe....

ISHP: Helmimi masiv në Dibër mund të ketë ardhur nga uji


Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar lidhur me helmimin masiv të banorëve të Bulqizës. Epidemiologia e ISHP-së në Bulqizë, Rovena Daja, ka deklaruar se helmimi mund të ketë ardhur si pasojë e konsumimit të ujit të infektuar, megjithatë kjo nuk është ende zyrtare.

“Këtë epidemi mund ta ketë shkaktuar uji. Është bërë kërkesë zyrtare te ISHP dhe nesër do të jemi përgjigje zyrtare se kush e ka shkaktuar helmimin e banorëve në Bulqizë. Kemi udhëzuar për momentin që uji mos të konsumohet. Lagjia e vjetër në Bulqizë konsumon kryesisht ujin e rrjetit”, tha Daja.

Përfundimet zyrtare të analizave laboratorike, do të bëhen publike ditën e nesërme nga Instituti i Shëndetit Publik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *