Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) vendosi për anulimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).
YSK ka vendosur që votimi në Stamboll të zhvillohet sërish më 23 qershor, ditë e diel.
Ky vendim nga YSK është marrë me shumicë votash të anëtarëve, të cilët me shtatë vota pro dhe katër kundër caktuan përsëritjen e votimit në Stamboll pas ankesës së jashtëzakonshme të parashtruar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
Në këtë votim do të mund të marrin pjesë partitë politike që morën pjesë në zgjedhjet lokale të mbajtura më 31 mars 2019.
Votuesit në Turqi më 31 mars shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur kandidatët për kryetarë të komunave, përfaqësues të fshatrave ose njësive të vogla administrative (Muhtar), anëtarë të këshillave komunalë, anëtarë të këshillave të përgjithshëm provinciale, si dhe anëtarë të këshillave dhe asambleve të fshatrave.
Ekrem İmamoğlu, kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP), ka bërë betimin si kryebashkiak i Stambollit.
Më 16 prill, AK Parti parashtroi ankesë të jashtëzakonshme për përsëritjen e votimit në Stamboll, duke cituar parregullsi gjatë procesit zgjedhor.