Vendosni fjalën kyçe....

Kosova shpall “non grata” çdo zyrtar të huaj që mohon krimet e luftës nga Serbia


Kosova do u ndalojë hyrjen në vend të gjithë atyrë që mohojnë krimet e luftës në Kosovë gjatë konfliktit të vitit 1999. Vendimi pritet të merret nga ministri i Jashtëm, Pacolli, ku parashikohet shpallja “non grata” çdo zyrtari të Serbisë që mohon krimet e luftës në Kosovë.

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës ka marrë nismën për krijimin e Gjykatës për krimet serbe, shkruan Lajmi.net.

Ministri i Punëve të Jashtme Pacolli, tha se ka marrë vendim që të shpallen persona non-grata, të gjithë ata zyrtarë serbë që përmes deklarimeve mohojnë krimet e luftës në Kosovë.

Ky vendim i kreut të diplomacisë kosovare, pason edhe një paralajmërim të Institucioneve të Kosovës për nisjen e procedurave për themelimin e një gjykate për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *