Vendosni fjalën kyçe....

Kush është efektivja shqiptare që humbi jetën nga shpërthimi i minës në Letoni


Një incident i mori jetën efektives së Forcave të Armatosura shqiptare, Zerife Hasanaj. Ajo ishte pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, që po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni.

Një muaj më parë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shpërndau një video në të cilën shfaqej edhe Hasanaj me kolegët e saj, të cilët shprehin krenarinë që janë në këtë mision, që korrespondon 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ky ishte misioni i parë jashtë vendit i efektives nga Tropoja.

“Është hera e parë që kontribuoj në komisionet jashtë vendit dhe bëj pastrimin e zonave të infektuara nga municione të paplasura. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO”, shprehet nëntetarja Zerife Hasanaj në videon në fjalë.

Nga incidenti i sotëm, mbetën të plagosur edhe dy efektivë të tjerë të FA-ve./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *