Vendosni fjalën kyçe....

Man.City nuk lëshon në garën për titull, fiton minimalisht ndaj Leicester


Manchester City ka fituar edhe ndeshjen e parafundit në Premier League, duke ruajtur avantazhin e 1 pike me Liverpoolin e vendit të dytë, kur duhen edhe 90 minuta nga përfundimi i kampionatit.

Kundër Leicester, skuadra e Pep Guardiolës mori 3 pikët e domosdoshme vetëm falë një goli të qendërmbrojtësit Vincent Kompany, i cili goditi fort nga rreth 30 metra, duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke bërë që stadiumi të “shpërthente”.

Ndeshjet e fundit të kandidatëve për titull janë Brighton-Manchester City dhe Liverpool-Ëolves. Të dyja këto takime do të luhen në datën 12 maj, të dielën, në orën 16:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *