Vendosni fjalën kyçe....

Meta uron Pendarovskin për fitoren: Shpresoj të takohemi së shpejti


Me shpalljen e rezultateve të votimeve në Maqedoni, presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar për fitoren presidentin e zgjedhur Stevo Pendarovskin.

Meta shkruan se ka besim për një bashkëpunim të shkëlqyer mes dy vendeve ndërsa uron të takohen së shpejti.

“Shumë urime Stevo Pendarovskit për fitoren e tij në zgjedhjet e sotme presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Besimplotë për bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen, jo vetëm midis dy vendeve tona, por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. Shpresoj të takohemi së shpejti!”, shkruan Meta.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni, zbuloi mbrëmë rezultatet jo zyrtare të votimeve për presidentin e ri,  përmes një konference për shtyp. Nga 3 436 vendvotime në të gjithë vendin të përpunuara ose 97,84 për qind të tyre, gjithsej kanë dalë të votojnë 816 649 votues ose në përqindje 46,64 për qind.

Nga këto të dhëna, Gordana Siljanovska ka marrë 363 980 vota, apo 44.57%, ndërsa Stevo Pendarovski ka marrë 423 292 vota, apo 51.83 %.

Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, pranoi humbjen  në një konferencë për shtyp duke konfirmuar shifrat e dhëna nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Ajo tha se pavarësisht rezultatit, ndihet e përmbushur dhe kokëlartë. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *