Petrit Vasili e ka cilësuar si skandaloze heshtjen e ndërkombëtarëve për kapjen evetingut në polici.
Në një status në faqen e tij në “Facebook” Vasili thekson se vetingu në polici është zhbërë me argumentet që i cilëson idiote të ministrit Lleshaj, për të cilin thotë se është i trashë, vulgar dhe i përdorur.
Ndërsa dënon heshtjen e ndërkombëtarëve për zhbërjen e procesit të rëndësishëm.
“Skandaloze heshtja e Nderkombetareve perpara zhbërjes e kapjes se Vetingut ne polici. Vetingu ne polici u zhbë me argumentat idiote te nje Ministri te trashe,vulgar e te perdorur.
Pa u thare boja e Ligjit te miratuar te Vetingut ne polici, Ministria e Brendeshme me argumente leshi e ndryshoi,e zhbeu dhe e kapi.
Vetingu u mbeshtet ne parlament ne ate kohe nga LSI dhe me insistimin e saj u reflektuan edhe shume verejtje te nderkombetareve, vecanerisht te ICITAP-it, Misionit per policine i Ambasades Amerikane ne Tirane,qe qeveria e rilindjes i kishte perbuzur e refuzuar.
Eshte e pabesueshme heshtja e nderkombetareve perpara ketij shkaterrimi.
Kjo heshtje kontraston shume me zellin e tyre shproporcional per te folur per mjaft ceshtje,qe as nuk u perkasin fare, bile shpesh shkojne ne menyre kritike pertej mandatit te tyre diplomatik.
Edhe ushtrimi i vetem per te realizuar nje mirekuptim mes opozites dhe qeverise u rrenua perfundimisht bashke me cdo iluzion per dialog me kete qeveri politikisht dhe moralisht te shperbere.
Vetingu i tanishem eshte nje vegel e ndyre shantazhi ndaj trupes se policise,qe perdoret nga duart e ndyra te rilindjes me qellimin per ta kthyer policine ne nje kamikaxe dhe instrument kriminal te urryer antipopull.
Prandaj ky parlament i pacipe,qe me qetesi maskarenjsh voton te kunderten e atyre qe ka votuar po vete, meriton braktisjen dhe perbuzjen per shkak te kriminalizimit te tij.
Me ç’surrat do dalin ne rruge keta deputete te shnderruarr ne dhembe te kalbur ne gojen e Edi Rames,qe votojne asgjesimin e policise se shtetit.” – shkruan Vasili në statusin e tij në “Facebook”.