Nis Ramazani, vendoset armëpushim mes izraelitëve dhe palestinezëve në Gaza


Pas sulmeve me raketa gjatë fundjavës dhe vrasjes së dhjetërave civilëve, vendoset armëpushim mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Mëngjesin e sotëm, Egjipti lajmëroi se kishte ndërmjetësuar një armëpushim, shkruan F24. Po ashtu, dy zyrtarë palestinezë dhe një stacion televiziv i përkasin Hamasit, lajmëruan se armëpushimi ishte arritur në orën 04:30 të mëngjesit, me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë.

Zyrtarët izraelitë nuk komentuan për arritjen e armëpushimit, por ushtria tha se kufizimet mbrojtëse të vendosura mbi banorët e Izraelit jugor që nga fillimi i luftimeve, u hoqën.

Raundi më i fundit i luftimeve, shpërtheu tre ditë më parë, ku raketat e hedhura nga Gaza vranë katër civilë në Izrael ndërsa nga sulmet izraelite u vranë 19 palestinezë, më shumë se gjysma e tyre civilë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *