Vendosni fjalën kyçe....

Nuk lejoi shkarkimin e rektorit Koni, Vokshi: Presidenti mbrojti autonominë universitare


Ish-deputetja Albana Vokshi ka përshëndetur vendimin e kreut të shtetit Ilir Meta për mos lejimin e shkarkimit të rektorit Koni.

Vokshi e cilësoi vendimin e Metës në mbrojtje të autonomisë universitare dhe lirisë akademike.

Vokshi më tej thekson se vendimi nga ministrja e arsimit Besa Shahini tregon se nuk ka ushtruar si duhet kompetencat e saj.

Postimi i plotë:

Përshëndes vendimin e Presidentit për të mos lejuar shkarkimin e paligjshëm nga qeveria të Rektorit Mynyr Koni.

Vendimi i Presidentit është në mbrojtje të autonomisë universitare dhe lirisë akademike, që u cenuan rëndë  nga akti i paligjshëm i Ministres së Arsimit.

Është shumë i drejtë dhe i saktë argumenti i Presidentit se Ministrja Shahini nuk ka ushtruar kompetencat e saj në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente.

Autonomia universitare duhet mbrojtur me çdo kusht për të mos e lënë edhe Arsimin e Lartë, edhe jetën akademike në duart e një Kryeministri që kontrollon gjithçka tjetër: Gjykatat, prokurorinë, mediat dhe të ashtuquajturën shoqëri civile.

PD është e përkushtuar ta garantojë autonominë universitare me një ligj të ri për arsimin e lartë, që do ta hartojmë së bashku me pedagogët e studentët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *