Në prag të Mbledhjes Vjetore të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që do të zhvillohet në Sarajevë nga 7-9 maj, më shumë se 2000 përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar të biznesit e investimeve, zyrtarë të lartë administrativë, si guvernatorë të BERZH, ministra finance, ekonomistë, drejtorë thesari ose guvernatorë bankash qendrore dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, po bëhen gati të vizitojnë Bosnje-Hercegovinën.
Ky event i rëndësishëm sjell mundësi të mëdha për të gjitha vendet e rajonit, një fakt ky që pranohet nga drejtuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në kuadrin e këtij takimi, Bosnje-Hercegovia do të mirëpresë Presidentin e Malit të Zi, Milo Xhukanoviç, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Bosnje-Hercegovina do të përfaqësohen nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Denis Zvizdiç.
Drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë një mori temash të natyrës ekonomike e politike, thelbësore për gjithë rajonin. Programi kanë fokus një temë të rëndësisë së veçantë për të gjithë pjesëmarrësit: “Lidhja e ekonomive pë rrritje të qëndrueshme” dhe do të mbulojë një sërë temash dhe problemesh, që lidhen me vendet e rajonit. Një prej prezantimeve më të rëndësishme do të jetë ai që lidhet me mundësitë e investimeve në Ballkanin Perëndimor.
Kush dëshiron të dijë më shumë për Mbledhjen Vjetore të BERZH-it, mund të shikojë KËTU.