Të paktën 10 persona janë shoqëruar nga policia dhe FNSH-ja pas një aksioni të befasishëm në Sarandë.
Dyshohet se personat e shoqëruar janë pjesë e një grupi që merret me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Ata janë dërguar në komisariatin e policisë ku po merren në pyetje.
Pika të shumta kontrolli janë ngritur në disa pika të qytetit ndërsa ka një prani të shtuar të forcave të policisë në qytetin bregdetar.