Vendosni fjalën kyçe....

Salianji tregon pse po refuzohet oferta e mazhorancës për reformën zgjedhore


Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji komentoi refuzimin që i bëri opozita e bashkuar ofertës së mazhorëancës për Kodin Zgjedhor.

Salianji në një intervistë në Top Talk u shpreh se teatri sikur sistemi funksionon dhe se ka një parakusht që të ulen në tryezë për reformën zgjedhore e cila është largimi i kryeministrit Rama.

Nuk kemi dalë në rrugë se mungojnë instrumentat ligjorë nga sistemi. Të shkruara në letër janë, por nuk është vullneti për t’i zbatuar. Ky është teatër ku ata bëjnë sikur ftojnë, ndërkohë që ne ishim aty dhe ne i treguam ligjin, dosjet me emra konkretë dhe përgjimet e dala nga vetë prokuroria për shkak të një hetimi ndërkombëtar. Ne nuk do t’i gënjejmë shqiptarët dhe të bëjmë sikur ulemi, të bëjmë sikur japim zgjidhje dhe në fund për qytetarët nuk ndryshon asgjë”- u shpreh ish-deputeti i Partisë Demokratike.

Shqiptarëve duhet t’i mbyllim sa më shpejt tranzicionin e stërmundimshëm dhe të krijojmë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Parakushti për uljen në tryezë për Reformën Zgjedhore është largimi i Edi Ramës. Çfarë i ndodh Shqipërisë po iku Edi Rama? Klasa politike mund të përmirësohet vetëm duke u ndryshuar shpesh e më shpesh”- shtoi Salianji.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *