Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 41 numri i viktimave nga shpërthimi i avionit në Moskë


Ka shkuar në 41, numri i viktimave na shpërthimi i aeroplanit në aeroportin e Moskës Sheremetyevo.

73 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bordin e avionit, i cili u detyrua të bënte një ulje emergjente të dielën pasdite, në aeroportin e Moskës në Sheremetyevo.

 Zëdhënësja e Komisionit Hetues të Rusisë, Elena Markovskaja i tha gazetarëve se “41 veta kanë vdekur” nga ky incident.

Të paktën gjashtë nga 37 personat e shpëtuar, u dëruan në një spital. Ministrja e shëndetësisë Veronika Skvortsova tha se tre ndodhen në kujdes intensiv pasi vuajnë na djegie dhe dëmtime të thithjes së tymit.

78 persona ndodheshin në bordin e avionit, duke përfshirë 73 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Sipas hetuesve, vetëm 37 prej tyre kanë mbijetuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *