Vendosni fjalën kyçe....

“Telekomi” i Kosovës në prag falimentimi


Telekomi i Kosovës është në prag falimentimi. Siç shkruan Lajmi.net, qeveria e Kosovës ka kërkuar nga kompania “Z-Mobile”, që pagesa e borxhit prej rreth 25 milionë eurosh të mundësohet me këste nga Telekomi i Kosovës, në të kundërtën kompania mund të falimentojë.

Borxhi prej mbi 25 milionë euro që Telekomi i Kosovës i ka kompanisë “Z-Mobile”, ka të bëjë me mospërmbushjen e kontratës nga ana e Telekomit për dhënien e 100 mijë numrave të telefonit dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G.

Z-Mobile përmes një letre zyrtare që shënon datën 26 prill të këtij viti, i ka kërkuar kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës që në një afat brenda dy javësh të shlyhet borxhi prej 25 milionë e 900 mijë eurove, në të kundërtën në letër thuhet se Z-Mobile do të fillojë procedurat e përmbarimit, shkruan Lajmi.net.

Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, pas një takimi që ka zhvilluar me drejtorin ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka thënë se qeveria e vendit po angazhohet për qëndrueshmërinë financiare të Telekomit të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *