Kryeministri i Hungarisë viktor Orban ka deklaruar se përpjekjet e fundit të Hungarisë dhe të Italisë për të mbrojtur kufijtë e Evropës në tre vitet e fundit “kanë vërtetuar se nuk është e vërtetë që migrimi nuk mund të ndalet”.
Pas vizitës së zv.kryeministrit të Italisë Matteo Salvini javën e kaluar, Orban për dëgjuesit e radios Kossuth: “duke ndalur migrimin në det, Matteo Salvini nguli një gozhdë në arkivolin e politikanëve pro-migrimit”.
Ai shtoi se Hungaria kontribuoi duke ndaluar migrimin nga toka, shkruan “Breitbart“.
Sipas shifrave nga Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin, emigrimi i paligjshëm në Mesdhe ka rënë nga 118,914 në 2017-ën deri në 23,126 në vitin 2018 – një rënie masive me 80 %.
Salvini vizitoi murin e migrantëve në Hungari, gjatë vizitës së tij të së enjtes, ku tha: “Ju mund të hyni në Itali, Hungari dhe Evropë vetëm nëse keni leje”.
Hungaria dhe Italia janë dy vendet të cilat vitet e fundit janë përpjekur të frenojnë migrimin e paligjshëm, përmes masave të forta.