Vendosni fjalën kyçe....

10 teatrot që belgët nuk i shembin, por i mbrojnë me fanatizëm (FOTOT)


Regjisori i njohur Kastriot Çipi, i është përgjigjur një artikulli të kritikut të artit Josif Papagjoni, i cili i sulmon artistët që prej më shumë se një viti protestojnë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Papagjoni shkruante për një teatër të ri të xhamtë në Bruksel dhe kërkon që edhe Tirana, “të jetë si motrat e Europës”.

Çipi si kundërpërgjigje, i përmend Papagjonit të gjitha teatrot e vjetra, që Belgjika i ka ruajtur dhe nuk i ka shembur, pavarësisht ndërtimit të teatrove të rinj.

“Z. Josif Papagjoni, që, 29 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdon të falsifikojë historinë e Teatrit Kombëtar, duke u rrekur ta lidhë me Kongresin komunist të Përmetit, sot është munduar të na falsifikojë edhe historinë e teatrit belg, duke na përqasur kullat prej çeliku dhe qelqi të Brukselit dhe projektin, tashmë të falimentuar, të Bjarke Ingelsit për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.
Njësoj siç mundohet të thotë se Teatri Kombëtar ka lindur në Përmet, më 24 maj 1944, ndonëse detyrohet të pohojë se nuk ka asnjë dokument që e mbështet këtë pohim, z. Papagjoni na shkruan nga Brukseli për kullat e biznesit dhe jo për teatrot e Brukselit. Është e vërtetë se Teatri Kombëtar i Komunitetit Francez është një ndërtesë moderne e vitit 2004, por nuk është ndërtuar në themelet e ndonjë teatri të vjetër, të cilët, belgët, që nuk marrin mend nga z. Papagjoni, jo vetëm nuk i shembin, por i mbrojnë me fanatizëm.
Një kërkim i thjeshtë në me Google, mund të bindë këdo se përveç këtij teatri modern, me qelq, siç i pëlqejnë sot z. Papagjoni (se në vitin 2002 i bëri letër të hapur ish-kryeministrit Majko për të ndaluar Ramën të shembte Teatrin Kombëtar), Brukseli ruan shumë teatro të vjetër, të ndërtuar në shekullin XIX. Brukseli ruan madje teatro që janë ndërtuar si pazare apo depo dhe janë përshtatur si teatro shumë më vonë, në shekullin XX. Në Bruksel madje Teatri Mbretëror i Kukullave është i fshehur pas një rrugicëze, të lidhur me një rrugë këmbësore, aq të ngushtë, sa ka nevojë për tabela me shigjeta për t’i gjetur hyrjen.
Ja pra, sa thjesht mund të demaskohen falsifikimet e një pseudohistoriani komunist, që ka dekada të tëra që paguhet me taksat tona për të shkruar historinë e teatrit, si drejtor i qendrës së studimeve të artit, pranë Akademisë së Shkencave.”, shkruan Çipi.

Regjisori i njohur ka publikuar krahas këtij shkrimi, disa prej teatrove të famshëm të Belgjikës, të cilat janë ruajtur dhe vijojnë aktivitetin edhe sot e kësaj dite duke ruajtur vlerat historike dhe kulturore.

Ancienne Belgique, ndërtuar në mesin e shekullit XVIII si qendër e tregtarëve dhe importuesve, përshtatur për sallë koncertesh më 1931, restauruar pas zjarrit me 1967.

Teatri Bozar

Cirku Mbretëror

Salla Schaerbeek, ish-pazari i vjetër i shekullit XIX

 

Teatri Kaai

Shenja që tregon hyrjen e Teatrit Mbretëror të Kukullave

 

Teatri i Bursës, ish-birraria e Brukselit

Teatri Mbretëror i Parkut

 

Hyrja e Teatrit Mbretëror të Kukullave

 

Teatri (i operas) La Monnaie

Teatri Mbretëror Flamand


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *